Balla inspekton punimet në Babrru Kodër: 45 rrugë e rrugica në proces rikonstruksioni

06 Sep 2026 17:00
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan nga afër nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Fejzulla Sadik Rrapi” në Babrru Kodër.

Nisja e këtij investimi vjen në zbatim të një prej angazhimeve të marra më herët ndaj banorëve të zonës. “U tha, u bë!”, u shpreh Balla gjatë inspektimit, duke theksuar se ndërhyrja është pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin 45 rrugë dhe rrugica në bllokun e Babrrusë.

Sipas autoriteteve vendore, aktualisht janë përgatitur për asfaltim rreth 1.7 kilometra rrugë, të cilat pritet të shtrohen brenda datës 10 shtator. Punimet po zhvillohen paralelisht në katër fronte pune, ndërsa përfundimi i të gjithë projektit është planifikuar brenda muajit dhjetor.

Reklamë Ola

Projekti parashikon riveshjen e rreth 10 kilometrave rrugë, asfaltimin e rreth 60 kilometrave të tjera, si dhe ndërtimin e trotuareve dhe elementëve të nevojshëm të infrastrukturës urbane.

Investimi në Babrru Kodër është pjesë e programit të investimeve infrastrukturore të Bashkisë Kamëz, që synon përmirësimin e rrjetit rrugor dhe rritjen e cilësisë së jetës për banorët e zonës.

Reklamë InterMedika