Rama kërkon angazhim maksimal në terren: Zbardhen detyrat për ministrat dhe drejtuesit politikë

02 Sep 2026 18:41
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Sauk.

Gjatë këtij takimi, raportohet se secili prej drejtuesve politikë ka prezantuar një kalendar të detajuar për aksionin e quajtur “Ora e Pranisë Besnike”, i cili parashikon zhvillimin e takimeve intensive në terren me qytetarët.

Një pjesë e këtyre takimeve do të nisin që këtë fundjavë, ku deputetët dhe zëvendësministrat do të zbresin në bazë për t’u njohur nga afër me shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.

Reklamë Ola

Mbledhja e sotme në Sauk i paraprin një tjetër takimi që do të zhvillohet ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri do të mbledhë grupin e plotë parlamentar dhe kabinetin qeveritar.