Balla përshëndet riatdhesimin e 5 shqiptarëve nga Siria dhe Iraku: Operacioni u mbyll me sukses

26 Aug 2026 11:54
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur përfundimin me sukses të operacionit të riatdhesimit të pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen për Task Forcën, institucionet shtetërore dhe partnerët strategjikë që bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në Shqipëri.

“Ka përfunduar me sukses riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Mirënjohje Task Forcës, strukturave shtetërore dhe partnerëve strategjikë që mundësuan kthimin e tyre në Shqipëri”, shkruan Balla.

Reklamë Ola

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e familjarëve të të riatdhesuarve, duke theksuar se ata kanë kontribuar në këtë proces dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Një falënderim edhe për familjarët e tyre këtu, të cilët kontribuuan në këtë proces dhe me të cilët kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm”, theksoi Balla.

Reklamë InterMedika

Operacioni i riatdhesimit konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në përpjekjet e autoriteteve shqiptare për kthimin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.