×
Wednesday, June 10, 2026

Mikrofoni i ndërpret fjalën, Rama me batutë për influencerët

June 9, 2026


Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish influencerët gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Fier, pasi u përball me një problem teknik gjatë fjalës së tij.

Teksa mikrofoni nuk funksiononte dhe zëri i tij nuk dëgjohej nga të pranishmit, Rama e shfrytëzoi momentin për të bërë një koment me nota humori ndaj influencerëve dhe blogerëve.

“Te unë e gjetët të ngecte mikrofoni. Doni që të thonë blogerët që i iku goja Ramës, se ata në fakt kanë shumë gojë”, u shpreh kryeministri.

Deklarata u prit me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa Rama vijoi më pas fjalimin e tij në aktivitetin që shënoi 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.




Comments are closed.