×
Wednesday, May 27, 2026

Gjermania dhe Holanda rikonfirmojnë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

May 26, 2026


Gjermania dhe Holanda kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar progresin e arritur në procesin e negociatave.

Përmes përfaqësuesve të tyre diplomatikë në Tiranë, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe ambasadori i Holandës Reinout Vos theksuan se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian.

Dy vendet vlerësuan reformat e ndërmarra nga institucionet shqiptare, me fokus të veçantë në progresin e arritur në grupkapitullin “Themelorët”, i cili lidhet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas tyre, avancimi i mëtejshëm i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE varet nga vijimi i reformave dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Mbështetja e Gjermanisë dhe Holandës konsiderohet një sinjal pozitiv për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.




Comments are closed.