×
Wednesday, May 27, 2026

Shqipëria dhe BE hapin fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave në Bruksel

May 26, 2026


Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë ulur sot përballë njëri-tjetrit në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, e cila shënon nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Mbledhja nisi rreth orës 19:00 dhe zgjati rreth 60 minuta, përpara se palët të dilnin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në konferencë morën pjesë kryeministri Edi Rama, komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmoi përmbushjen e kushteve të ndërmjetme në grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcaktoi kushtet për mbylljen e negociatave për disa kapituj kyç.

Sipas vendimit, Shqipëria ka përmbushur kushtet e ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, ndërsa tashmë përcaktohen kushtet për mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Ky hap konsiderohet një moment i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke shënuar kalimin drejt fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.




Comments are closed.