×
Friday, April 24, 2026

Përjashtimi i Boçit nga seanca, opozita braktis sallën e Kuvendit

April 23, 2026


Opozita mbrëmjen e kësaj të enjte ka vendosur të braktisë sallën e Kuvendit, pas vendimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi për të përjashtuar deputetin e PD, Luçiano Boçin. Demokrati, Belind Këlliçi deklaroi se po largohen në shenjë solidariteti.

Peleshi theksoi se masa ndaj Boçit nuk u dha në gjaknxehtësi dhe bëri thirrje që ata të mos solidarizohen me shkeljen e rregullores.

Belind Këlliçi: Do të largohemi në shenjë solidariteti nëse nuk merr fjalën deputeti Boçi. Është e paimagjinueshme. Nëse ju nuk gjeni mënyrën për të rikthyer normalitetin, për t’i dhënë të drejtën e replikës, kemi vendosur të largohemi në shenjë solidariteti.

Niko Peleshi: Z. Këlliçi, kemi 10 orë që diskutojmë këtu. Është marrë fjala në dy orët e para për procedurë. Është folur, të gjitha temat janë trajtuar.

Më besoni, z. Boçi nuk e kërkoi fjalën për replikë, zuri foltoren dhe nuk tha se ishte për replikë, filloi me gjuhën e vet jo parlamentare dhe jo korrekte, prandaj u mor masa. Masa nuk u dha në gjaknxehtësi. Mos u solidarizoni me shkeljen e rregullores, por të vazhdojmë seancën.




Comments are closed.