Apeli i ambsadores së SHBA, Kim: Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda 2020

18 Sep 2020 13:37
Shpërndaje:

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kërkoi sot që Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për të ngritur brenda vitit 2020, Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja Kim shprehu dakordësinë e saj me opinionin e Komisionit të Venecias që të dy palët të tregohen bashkëpunues me organet përkatëse.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit Gramoz Ruçi, që bëtë të qartë se Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord. Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy liderë duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë funksionale brenda vitit 2020”, tha Kim.

Reklamë Ola

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një nga pikat që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët dhe është një nga kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve të integrimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x