Stërvitja “Strong Eagle”, Peleshi: Partneritet me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes

29 Apr 2024 11:35
Shpërndaje:

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një lidhje të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga stërvitja e përbashkët “Strong Eagle”, e cila sipas tij, mundëson forcimin e lidhjeve profesionale.

Peleshi theksoi se suksesi i stërvitjes “Strong Eagle” është dëshmi e rëndësishme drejt bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona.

Reklamë Ola

“Për Regjimentin e Operacioneve Speciale, kjo stërvitje është një mundësi për të forcuar lidhjet profesionale dhe aftësimin operacional me trupat e Brigadës Speciale britanike”, u shpreh Peleshi.