×
Thursday, March 27, 2025

SHBA, 5.4 milionë amerikanë humbën sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19

July 14, 2020


Në SHBA, 5,4 milionë njerëz kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një hulumtimi të ri nga organizata joqeveritare “Families USA” që zhvillon punime në lidhje me shëndetin publik, miliona njerëz kanë humbur sigurimin shëndetësor në SHBA.

Në hulumtim bëhet e ditur se gjatë krizës në vitet 2008-2009, sigurimin shëndetësor e kishin humbur 3,9 milionë njerëz, numër i cili është rritur për 40 për qind gjatë pandemisë.

Për shkak të papunësisë, numri i personave që kanë humbur sigurimin e shëndetësisë mes muajve shkurt-maj ka arritur në 5,4 milionë.

50 për qind prej tyre gjenden në New York, Kaliforni, Teksas, Florida dhe Karolinën e Veriut, vendet më të prekura nga pandemia.

Në Teksas, numri i atyre që nuk kanë sigurim shëndetësor është rritur në 4,9 milion nga 4,2 milionë, me ç’rast 3 nga 10 persona nuk kanë sigurim shëndetësor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments