×
Tuesday, June 9, 2020

Sa i ka kushtuar Rusisë aneksimi i Krimesë

June 9, 2020

Pretendohet se aneksimi i jashtëligjshëm i Krimesë i ka kushtuar rreth 200 miliardë dollarë Rusisë.

Sipas hulumtimit të kryer nga Grupi i Monitorimit të Studimeve Strategjike i Detit të Zi dhe Blacksea News, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, jeta ekonomike dhe sociale e gadishullit është në gjendje të vështirë për shkak të embargove.

Në punim theksohet se për shkak të embargove pas vitit 2014, është shënuar ulje prej rreth 200 miliardë dollarë në investimet kapitale fikse në Rusi.

Përderisa investimet kapitale fikse në Rusi për vitin 2013 ishin 422,3 miliardë dollarë, kjo shifër në vitin 2015 për shkak të embargove ka rënë në 227,6 për qind, ndërsa në vitin 2018 u realizua në nivelin 283,6 miliardë dollarë.

Edhe sektori rus detar për shkak të embargove nuk ka arritur të furnizohet me motorë anijesh nga Gjermania dhe Ukraina si rezultat i së cilës ka pësuar negativisht, ndërkaq pasiguria e shkaktuar nga embargot ka ndikuar negativisht ekonominë ruse.

Në punim gjithashtu është potencuar se pas pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) pritet që ekonomia ruse të përkeqësohet edhe më shumë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për