×
Tuesday, August 9, 2022

Ministrat e Financave të BE-së arrijnë marrëveshjen për paketën ekonomike COVID-19

April 9, 2020

Ministrat e Financave të BE kanë arritur një marrëveshje për paketën ekonomike ndihmëse për gjithë Bashkimin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri ekonomik italian Paolo Gentiloni apo dhe ministri holandez Wopke Hoekstra që kanë  konfirmuar se marrëveshja është  arritur.

Holanda dje ishte kundërshtuesja më e madhe e kësaj pakete për shkak të eurobondeve të  Italisë  por tashmë  27 vendet e BE kanë  një  marrëveshje. Pas 2 ditësh bisedimesh i është dhënë fund edhe kësaj dileme.

Paketa ekonomike për daljen nga kriza do të  ndihmojë  vendet e BE më  të  goditura nga COVID-19 si, Italia, Spanja Franca apo Gjermania. Ajo përfshin kushte minimale që qeveritë e vendeve të kenë akses në fondin Mekanizmit të Stabilitetit të Eurozonës bazuar tek financimi i pajisjeve mjekësore për të luftuar COVID-19.

Nuk bëhet me dije se sa është fondi i përgjithshëm i Mekanizmit të Stabilitetit Europian por mediat e huaja flasin për gjysmë trilioni euro.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments