×
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Mësimi online në akademi.al/ Kushi dhe Balla shpërndajnë tableta digjitale në Cërrik

13 Tetor, 2020

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi sëbashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryebashkiakun e Cërrikut, Andis Salla ishin sot në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda” në Cërrik, ku panë nga afër masat anti-COVID si dhe zhvilluan një bashkëbisedim me nxënësit.

Gjatë vizitës në Cërik ministrja Kushi dhe numri dy PS-së, Balla i shprndanë nxënësve të shkollës “Pren Mema” Malasej, tableta digjitale për të ndjekur mësimin edhe nëpërmjet platformës mësimore online “akademi.al”. 

Platfroma akademi.al është themeluar nga i riu i talentuar Dean Çelaj. Me anë të platformës akademi.al të gjithë nxënësit kanë pasur mundësi të marrin mësimet online nga shtëpia e tyre për shkak të kushteve të krijuara nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Dean Çela ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Krijuesi i plaftormës akademi.al, Dean Çelaj

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Sot në 📌 Cërrik, me Taulantin dhe Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Andis Salla vizituam shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda”, ku pamë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID dhe bashkëbiseduam më #nxënësit e #mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor.

Njëkohësisht, 👉 gjetëm rastin t’i bëjmë edhe një #surprizë të vogël nxënësve të shkollës “Pren Mema” Malasej, të cilëve u shpërndamë tableta digjitale për të pasur mundësinë e ndjekjes së mësimit edhe nëpërmjet platformës mësimore online “akademi.al”. 👍

#gjithëpërfshirje

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për