Macron, vizitë zyrtare në Bagdad për të mbështetur sovranitetin e Irakut

02 Sep 2020 09:42
Shpërndaje:

 Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti sot në Bagdad për vizitën e parë zyrtare në Irak, me qëllim për të ndihmuar vendin të rikonfirmojë sovranitetin e tij pas disa viteve konflikt.

Macron do të kalojë vetëm disa orë në kryeqytetin irakian, ku do të pritet nga zyrtarët kryesorë të vendit.

Ai do të jetë kreu i parë i huaj i shtetit që viziton Irakun që nga emërimi në maj i një kryeministri të ri, Moustafa al-Kazimi.

Reklamë Ola

Për arsye sigurie, presidenca franceze vetëm e konfirmoi këtë vizitë në minutën e fundit, e cila ishte njoftuar nga zyrtarët irakianë dhe media.

Duke e zyrtarizuar këtë vizitë të hënën në mbrëmje në Bejrut, Emmanuel Macron specifikoi se ai do të niste në Bagdad, në lidhje me Kombet e Bashkuara, një iniciativë për të mbështetur një proces të sovranitetit.

Reklamë InterMedika

Kjo luftë për sovranitetin e Irakut është thelbësore për të lejuar që ky popull dhe ky vend që kanë vuajtur kaq shumë të mos i nënshtrohen fatit të dominimit nga fuqitë rajonale dhe nga terrorizmi islamik”, theksoi Macron.

“Ka drejtues dhe një popull që janë të vetëdijshëm për këtë dhe që dëshirojnë të marrin fatin e vendit në dorë. Roli i Francës është t’i ndihmojë ata ta bëjnë këtë”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x