Eurostat: Papunësia në BE më e lartë se në 2019

02 Feb 2021 09:22
Shpërndaje:

Shkalla e papunësisë në zonën e euros mbeti e pandryshuar në dhjetor, i krahasuar me nëntorin, duke u vendosur në 8,3 %, por vazhdon të jetë më e lartë se norma e vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare të lëshuara sot nga zyra e statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat.

“Ky është një kërcim prej gati 1 pikë përqindje, duke e krahasuar me vitin e kaluar”, raportoi agjencia.

“Në dhjetor 2019, shkalla e papunësisë e Bllokut prej 19 anëtarësh qëndroi në 7,4 %”, shtoi Eurostat.

Reklamë Ola

Kjo do të thotë se 16 milionë burra dhe gra janë zyrtarisht të papunë në të gjithë Bllokun dhe 13,7 milionë në eurozonë.

Pothuajse dy milionë më shumë persona rezultuan të papunë në BE në vitin 2020, i krahasuar me të njëjtin muaj në 2019.

Reklamë InterMedika

Për zonën e euros, ky përbën një kërcim prej 1,5 milionë personash.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x