×
Wednesday, December 11, 2024

Bruksel, fillon ndalimi i pjesshëm i konsumit të alkolit

February 1, 2020


Në disa rrugë dhe bulevarde në rajonin qendror të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës, ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon konsumin e alkolit nga mesnata deri në mëngjes.

Vendimi i miratuar muajin e kaluar nga Këshilli bashkiak i Brukselit filloi të zbatohet sot në kryeqytet.

Ndalesa që do të zbatohet në disa rrugë dhe bulevarde në qendër të Brukselit do të përfshijë rajonet si Boulevard Anspach, Place Fontanais, Place De Brouckere, Place de la Monnaie, Rue du Midi, Rue des Fripiers dhe Rue des Halles.

Ndaj atyre që kapen duke konsumuar alkool nga mesnata deri në mëngjes në këto zona, do të vendoset një gjobë prej 350 euro.

Ndalesa nuk do të përfshijë evenimente të tilla si aktivitete sportive dhe festivale që do të organizohen nga bashkia në kafeteritë dhe restorantet në rajon.

Raportohet se vendimi në fjalë është marrë në bazë të ankesave për zhurmën dhe problemet e sigurisë të shkaktuara nga njerëzit nën ndikimin e alkoolit në rajone.

Bashkia do të zhvillojë një periudhë prove për 6 muajt e parë dhe sipas rezultateve vendimi do të mund të zgjatet ose anulohet.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments