×
Tuesday, August 9, 2022

Balla uron 7 Marsin: Çdo familje elbasanase ka dhënë kontribut për arsimin në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqipfolëse

March 7, 2020

Kryetari i Grupit Parlamnetar të Partisë Socialiste Taulant Balla uroi arsimtarët me rastin e 7 Marsit nga Elbasani, qyteti i dijes dhe arsimit.

Sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, deputeten Evis Kushi dhe përfaqësues të Zyrës Arsimore Balla shpërndau çertifikata për mësues që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për edukimin e brezave.

Në fjalën e tij Balla tha se 110 vite më parë Normalja e Elbasanit do të niste misionin e saj për të shpërndarë dije duke përgatitur mësues të cilët do të sakrifikonin çdo gjë për Gjuhën e Kulturën Shqipe.

“Nuk mund të kishte vend tjetër më kuptimplotë se Normalja e Elbasanit për të uruar 7 Marsin.
110 vite më parë Normalja e Elbasanit do të niste misionin e saj për të shpërndarë dije duke përgatitur mësues të cilët do të sakrifikonin çdo gjë për Gjuhën e Kulturën Shqipe”, deklaroi Balla.

Balla gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe iniciativat më të fundit ligjore për të rritur mesataren e pranimit të studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë për mësuesi.

“Vetëm në këtë mënyrë, arsimi do të ruajë majat e tij, me mësues të përgatitur, për të edukuar më pas breza cilësorë”, u shpreh Balla.

Vlerësime në këtë ditë shprehën edhe arsimtarët e pranishëm, të cilët pavarësisht se e kanë mbaruar ushtrimin e profesionit, vazhdojnë të japin kontributin e tyre.

Së fundmi, Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi krijimin e një Muzeu Arsimi të mirëfilltë i cili do të mbajë brenda tij vlera të paçmuara të arsimit ndër vite. Gjithashtu ky muze do të jetë një atraksion i turizmit kulturor në Elbasan.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments