×
Monday, July 6, 2026

Balla pret Hoxhajn në Kuvend: Drejtësia për UÇK-në, integrimi në BE dhe siguria rajonale në fokus të takimit

July 6, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvendin e Shqipërisë deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Gjatë takimit, Balla dhe Hoxhaj kanë diskutuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të drejtë, të bazuar në prova dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu procesi i integrimit europian të Shqipërisë, perspektiva e Kosovës për avancim drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimet në fushën e sigurisë në rajon. Palët ndanë shqetësimin për rreziqet që vijnë nga ndërhyrjet e huaja malinje dhe theksuan nevojën për forcim të bashkëpunimit rajonal në kuadër të NATO-s dhe partneriteteve




Comments are closed.