×
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Akademi.al/ Balla dhe Kushi shpërndajnë tableta dixhitale në shkollën e mesme “Muhedin Sherifi” në Librazhd

18 Nëntor, 2020

Një nga objektivat më të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë është mbështetja në mënyrë të veçantë e nxënësve të klasave kolektive.  

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe kanë vijuar me shpërndarjen e tabletave dixhitale në këto klasa kolektive, në shkollën e mesme të bashkuar “Muhedin Sherifi” në Polis të Librazhdit. 

“Falë partnerëve tanë dhe donatorëve, ne kemi garantuar jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë tableta dixhitale për nxënësit e klasave kolektive, në mënyrë që t’i përforcojnë akoma më shumë njohuritë e tyre edhe nëpërmjet platformës akademi.al”, është shprehur ministrja Kushi.  

Ndërsa Balla në fjalën e tij e vuri theksin në nevojën që kjo shkollë ka për rikonstruksion.

“Deri tani janë rikonstruktuar shkollat me numër më të madh nxënësish ndërsa tashmë ka ardhur radha edhe e kësaj shkolle. Një vit më parë në Polis u invetua në rikonstruksionin e rrugës dhe vitin e ardhshëm do të investohet në këtë shkollë.  
Tashmë shkollat rikonstruktohen me standarde të njëjta në të gjithë vendin, qytet e fshat. Edhe kjo shkollë do të ketë të gjitha kushtet për të garantuar një zhvillim mësimi normal”, deklaroi Balla.  

Ndërkohë ministrja Kushi u shpreh e kënaqur nga respektimi i masave anti-Covid në këtë shkollë, që në hyrje, por edhe brenda në të gjitha klasat.  

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për