Balla në Papër: Familja Vrapi do t’i gëzojë festat në shtëpinë e re

14 Dec 2019 13:33
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vizituar familjen e Petrit Vrapit në Papër të Elbasanit, shtëpia e të cilit u dëmtua nga rrëshqitjet e tokës dhe dy tërmetet që përfshinë vendin.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet me ritme të shpejta për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së re dhe i garantoi familjarët se festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpinë e re.

Gjithashtu numri dy i PS-së, Taulant Balla dhekson se për të katër anëtarët e familjes do të përfitojnë trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në familjen e Petrit Vrapit, ku hallet janë të panumërta💔. Por puna është në mbarim për shtëpinë e re dhe festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re🏡 Gjithashtu të katër anëtarët e familjes, trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social🤗 #shqipërisolidare🤝🇦🇱

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x