Zyrtarët e lartë të BE-së mbërrijnë në Kiev duke u zotuar për më shumë mbështetje
April 8, 2022



Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell mbërritën sot në Kiev duke percjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për ukrainasit.
Për sa i përket mbështetjes formale për anëtarësimin e Ukrainës në BE, von der Leyen tha se “zakonisht duhen vite përpara se Këshilli i BE-së të pranojë një kërkesë për anëtarësim, por Ukraina e bëri këtë brenda një ose dy javësh dhe unë kërkoj që procesi të përshpejtohet sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Qëllimi ynë është të paraqesim aplikimin e Ukrainës në këshill këtë verë”, shtoi ajo.
Borrell njoftoi gjatë udhëtimit me tren nga Polonia se zyra e përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Evropian do të rihapet sot në Kiev.

