Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.
Në njoftim shtohet edhe se përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, formalizohen procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin.
Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë (EUOK) dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Sh.T. Aivo Orav, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.
Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, KFOR dhe EUOK formalizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke i mundësuar të dy misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve të tyre përkatëse.
Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren.







