×
Thursday, January 22, 2026

“Zvicra po hyn në një fazë delikate të COVID-19”

October 1, 2020


vicra, ku tubimet e më shumë se 1 000 personave janë sërish të autorizuara, që nga ky muaj, po hyn në një fazë delikate të epidemisë së COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

“Popullata duhet të jetë e kujdesshme përballë epidemisë, e cila vazhdon të ndërlikojë jetën tonë”, tha ai në një mesazh të shkurtër video, të postuar në Twitter.

Berset theksoi, gjithashtu, rëndësinë e respektimit të gjesteve pengesë për virusin dhe shpjegoi se, në rast infektimi, jo domosdoshmërisht është bërë ndonjë gjë gabim, mund të ndodhë.

Zvicra, e cila ka rreth 8,5 milionë banorë, nuk ka vendosur kurrë kufizime të rrepta, si vendet e tjera europiane dhe ato janë hequr gradualisht që nga 27 prilli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments