×
Wednesday, October 16, 2024

Zvicra pengon Danimarkën të dërgojë tanke në Ukrainë

June 1, 2022


Danimarka nuk do të lejohet t’i dërgojë Ukrainës tanket e saj të prodhuara në Zvicër, konfirmoi sot një zëdhënës i Agjencisë Shtetërore zvicerane të Ekonomisë (SECO).

Në një rast të ngjashëm, SECO e kishte ndaluar dy herë Gjermaninë që të dërgonte në Ukrainë municione të prodhuara në Zvicër, duke përfshirë municione për automjetet e saj të blinduara të mbrojtjes ajrore “Gepard”.

Danimarka kishte planifikuar të dërgonte tanke “Piranha III” në Ukrainë pasi i kishte dorëzuar kërkesën SECO-s.

Autoriteti e justifikoi vendimin me neutralitetin e deklaruar të Zvicrës dhe ligjin e saj për materialet e luftës, i cili ndalon dërgimin e sendeve ushtarake në zonat e luftës.

Vendimi në lidhje me Danimarkën u raportua fillimisht nga transmetuesi zviceran “SRF”




Comments are closed.