×
Sunday, January 18, 2026

Zjarri në Mallakastër, Balla: Mirënjohje zjarrfikësve për përballimin e situatës

August 17, 2024


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulan Balla përgëzoi punën e zhvilluar nga zjarrëfikësit e qarkur Fier dhe aktorëve të tjerë, që arritën të vënë në kontroll situatën e vështirë të vatrave të zjarrit në Çërrilë Mallakastër.

Balla ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për shuarjen e zjarreve ku u angazhuan edhe forcat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile por dhe të Forcave të Armatosura.

“Mirënjohje forcave zjarrfikëse të qarkut dhe AKMC  Forcave të Armatosura për përballimin e situatës së vështirë në Çërrilë Mallakastër”, shkroi Balla.

Mesditën e së premtes, një vatër zjarri në zonën e Mallakastrës krijoi një situatë kritike në fshatin Çërrila.

Për shkak të intensitetit të flakëve në zonë u ndërhy edhe nga ajri, ndërsa në terren ishin forcat zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse luftuan për mbrojtjen e banesave, ndërsa mbërriti dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, për vënien në kotroll të situatës.




Comments are closed.