×
Sunday, September 26, 2021

Zjarret/ Rama: E keqja më e madhe në disa fshatra të Vlorës u shmang

August 5, 2021

Kryeministri Edi Rama njofton se po largohet rreziku i zjarreve nga parku kombëtar i Llogarasë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se 48 forca special dhe zjarrëfikës po punojnë në majën e malit në kufi me parkun e Llogarasë.Gjithashtu kreu i qeverisë njofton se është shmangur e keqja më e madhe në disa fshatra të Selenicës në Vlorë ku flakët rrezikonin të përfshinin banesat.

“E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit. Në zonë po punon edhe një helicopter. Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë. 48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë. Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin” – shkruan Rama në Facebook.Më herët ka reaguar dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai njoftoi se është parandaluar katastrofa në lumin e Vlorës.Më tej, ai tha se ka rinisur dhe aksioni nga ajri për shuarjen e flakëve në gadishullin e Karaburunit.

Eunews.al

Comments are closed.