×
Sunday, October 24, 2021

Zjarret, mbërrin në Tiranë helikopter zëvendësues nga Çekia

August 10, 2021

Delegacioni i BE-së në Tiranë deklaroi sot se vazhdon mbështetja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Delegacioni i BE-së në Tiranë njoftoi se një helikopter zëvendësues nga Çekia mbërriti sot në Tiranë.

“Operacionet e vazhdojnë. Mirënjohje për ekipet çeke dhe holandeze që luftojnë me zjarret për të mbrojtur njerëzit. Edhe pajisjet më të forta mund të konsumohen, por jo vendosmëria dhe solidariteti ynë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së.

Nga Republika Çeke mbërriti më 6 gusht helikopteri i parë për të përballuar situatën me zjarret, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Helikopteri ka kapacitet 1000 litra dhe ka luftuar flakët në Karaburun.

Eunews.al.

Comments are closed.