×
Thursday, December 7, 2023

Zhduket LSI në Berat, PS merr 5 mandate

April 27, 2021


Berati i ka besuar socialistëve numrin më të madh të mandateve duke i dhënë asaj 5 deputet nga ky qark, ndërsa PD ka marrë 2 mandate. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat. Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD.

Kjo fitore është pritur me ovacione dhe entuziazëm në kampin e socialistëve, ku Blendi Klosi tha se mandati i 5-të i takon socialistëve. Për Report Tv, Klosi tha se qytetarët e Elbasanit ditën të vlerësonin punët e bëra dhe për këtë i besuan PS një mandat më shumë. Vetë Blendi Klosi ishte i renditur i 5-ti në listën e PS për qarkun e Beratit.“Morëm një rezultat spektakolar 5 nga 7 mandate që ka ky qark. Duke shkruar një histori të lavdishme në qarkun e Beratit, sot mund të them me plot gojën që Berati ja doli të ishte i unifikuara. 

Patëm një garë dinjitoze dhe pa asnjë incident gjatë fushatës dhe gjatë numërimit dhe arritëm të rikthenim mandatin e 5 për partinë socialiste. Kjo dëshmon dhe votën popullore ne qarkun e Beratit. Fitoren ia dedikoj qytetarëve që vlerësuan në mënyrë të jashtëzakonshme punë e bërë nga Edi Rama. Vota dhe rezultati i dedikohet socialistëve dhe ata që na votuan”, tha Klosi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments