×
Saturday, July 31, 2021

‘Zhaku’ koncert në Shqipëri me bashkëshortin e saj gjerman

June 3, 2021

Artistja e njohur Inida Gjata Kreuz e njohur si ‘Zhaku’ me emrin e artit do japë një koncert bashkë me bashkëshortin e saj, artistin gjerman Christian Kreuz. 

Koncerti  do zhvillohet te reja në Tiranë në datën 24 qershor. Siç shkruhet në njoftimin në Facebook, koncerti do përmbajë këngët e krijuara ndër vite nga ‘Zhaku’ dhe bashkëshorti i saj gjerman, Christian Kreuz.

Tematike do përfshijë gjithçka që ka ndodhur ndër vite si njohjen, flirtimet, dashurinë, dramat e ndarjes, ribashkimin e angazhimin për një botë më të mirë.  

“Njohja, flirtimet, dashuria, dramat e ndarjes, ribashkimi dhe angazhimi për një botë më të mirë. Gjithçka përmes këngësh të krijuara në vite nga Inida dhe Christian Kreuz. Nga “I´ve got that feeling“tek ‘Censura’.” – shkruan Kreuz në Facebook.

Eunews.al

Comments are closed.