Zgjedhjet në Mal të Zi, Balla iu kujton shqiptarëve Tuzin: Është sërish koha për të luajtur rol historik!

27 Aug 2020 14:57
Shpërndaje:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jep mesazhin e tij për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, duke thënë se shqiptarët që jetojnë atje kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video nga Mali i Zi, Balla thekson se “ota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane”.

Mesazhi i Ballës:

Reklamë Ola

Në 30 gusht 2020 shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare. Nën shembullin e Nik Gjeloshajt, shqiptarët arritën të tregojnë se kur janë bashkë mund t’ja dalin, sikurse fituan Tuzin. Është sërish koha për të luajtur një tjetër rol historik.

Thirrja jonë e socialistëve shqiptarë është për të mbështetur listën shqiptare, duke forcuar edhe aleancën me progresistët e Partisë Demokratike të Socialistëve, për një Mal të Zi pro-europian. Vetëm kjo aleancë mund të ruajë drejtimin pro-europian. Vota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane.

Reklamë InterMedika

blob:https://www.facebook.com/1218822e-d735-4725-b517-7f6e7f643e63

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x