Zgjedhjet në Holandë/ Qendrat e votimit të hapura tre ditë, Mark Rutte favorit
March 15, 2021
Për tre ditë me radhë, 13 milionë qytetarë në Holandë janë ftuar të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, cilësuar një referendum për qeverinë për mënyrën sesi ka menaxhuar krizën e shkaktuar nga pandemia.
Kryeministri Mark Rutte një nga liderët më jetëgjatë, pritet të fitojë mbështetje të gjerë, duke siguruar edhe një mandat të katërt.
Zgjedhjet zhvillohen edhe në kushtet e pandemisë, por edhe në mes të rritjes së zemërimit kundër masave kufizuese.
Prej disa javësh, qytetarët holandezë kanë protestuar duke u përplasur edhe me policinë.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments