Zgjedhjet në 6 bashki, Rama: Ushtroni të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur



Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët e 6 bashkive ku zhvillohen zgjedhjet vendore të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.“Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë”, tha Rama.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

