Dita e 10 e luftës në Ukrainë! Rusia shpall armëpushim për evakuimin e banorëve
Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.
9:20 Helikopterët rusë sulmojnë qytetin e Mariupolit
BBC ka arritur të verifikojë disa pamje të helikopterëve rusë duke sulmuar qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja. Qyteti jugor, me më shumë se 400 mijë banorë, është afër kufirit rus dhe është kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia të bashkojnë forcat në Krime.
09:00 Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi. “Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.
08:40 Rusia shpall armëpushim sot dhe hap korridoret humanitare për civilët
Ushtria ruse do të ndalojë të shtënat dhe do të lejojë civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e saj në Ukrainë të shtunën, për të lejuar që civilët të largohen të sigurt.
Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë. Luftimet kanë vijuar gjatë natës në Mariupol dhe Chernihiv, qytete në Ukrainën veriore.
Ushtria ruse vijon të avancojë në qytetin e Mariupolit dhe qytetin verior, Chernihiv.
Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400 mijë njerëzve, është afër kufirit rus dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime. Këtë fundjavë pritet që Kievi dhe Moska të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve, duke shpresuar për një rezultat pozitiv.
Kujtojmë se dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat. Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.
Derisa numri i viktimave civile është ende i paqartë, agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se mbi milion njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.Qyteti i parë ukrainas që u pushtua ishte Herson.
Raketat ruse synojnë gjithashtu kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Harkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë, ndërsa pentagoni thotë se është 25 km larg nga qendra e kryeqytetit.
Trupat ruse kanë kapur gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Evropë, pasi e kanë granatuar për orë të tëra të premten.
SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë duke pasur mbështetjen edhe të vendeve të tjera aleate.