Zgjedhjet e 9 Nëntorit – Rama ironizon PD: Hall i madh që një parti ka siklet t’i vërë fytyrën e vet një sfide, kujt t’ia lërë humbjen në derë
Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku të ftuar ka kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën.
Gjatë bisedës me ta, Rama ironizoi PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.
Pjesë nga biseda:
Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.
Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.
Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.
Edi Rama: E mbështesin këta.
Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.
Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.







