×
Saturday, March 6, 2021

Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca në unison me Yuri Kim: Krerët e partive kanë përgjegjësi ligjore e morale për kandidatët

February 23, 2021

Ambasadori i BE Luigi Soreca, njësoj si ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u ka bërë thirrje partive politike për të futur në lista kandidatë të pastër. Ai shprehet se është përgjegjësi e drejtuesit të partive për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta. Ndër të tjera Soreca në postimin e tij shkruan se Shqipqria meriton ligjëvënës që mbështesin BE dhe që do të lu ftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE-së dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. Shqipëria meriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin BE axhenda e reformave për luf tën kundër korrupsionit dhe kr imit të organizuar,” shkruan Soreca.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për