×
Tuesday, March 28, 2023

Zgjedhjet e 25 prillit/ SHBA uron Ramën, fletë lavdërimi Bashës

April 28, 2021



Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments