Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi takim me kryeprokurorin, Çela: Jemi në momentet e fundit të hartimit të masave
February 11, 2025



Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi një mbledhje me kryeprokurorin Olsjan Çela këtë të martë.
Çela theksoi se synohet bashkëpunim maksimal i KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se janë në momentet e fundit të hartimit të masave për zgjedhjet e 11 majit.
Çela: Maksimim i eficencës mes KQZ dhe Prokurorisë, synojmë thelbësisht transmetimin e informacionit dhe përgjigjja në kohë reale e Prokurorisë ndaj çdo sinjalizimi që ka të bëjë me shkelje. Çdo masë që do të merret do të jetë brenda kuadrit ligjor, jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, po bashkëveprojnë edhe me policinë e shtetit masa gjithpërfshirëse maksimizim i kapaciteteve njerëzore dhe fizike.

