×
Friday, October 11, 2024

Zgjedhja e presidentit, Balla-opozitës: Të gatshëm të diskutojmë me emra konkretë

May 11, 2022


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje grupeve parlamentare të përfshirë në negociatat për zgjedhjen e presidentit që të ulen në tryezë sa më shpejt, sepse koha është e shkurtër.

Sipas tij është tashmë është koha që të propozohen emrat konkretë për kreun e ri të shtetit.

“Dje ka shpallur çeljen e zgjedhjes së presidentit, besoj që prej sot në çdo moment jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit, drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, thirrja ime për Alibeajn, Doda dhe Mediun, koha që kemi deri në datë 15 është e shkurtër kemi marrë shumë kohë, secila palë mund të vijë me përfaqësuesit, jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për kriteret dhe profilin që duhet të ketë dhe me emra konkretë. Duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve. Të drejtën e kanë të gjithë palët”, tha Balla.




Comments are closed.