×
Tuesday, April 29, 2025

Zelensky: Negociatat për paqe të vështira, ndonjëherë edhe skandaloze

March 23, 2022


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i përshkroi negociatat e paqes me Rusinë si “shumë të vështira”.

Përmes një video-mesazhi për popullatën, ai tha se ”ato janë shumë të vështira, ndonjëherë skandaloze, por ne po ecim përpara hap pas hapi”.

”Ne po negociojmë çdo ditë”, theksoi ai.

“Ne do të punojmë, do të luftojmë sa më shumë deri në fund. Kemi guxim dhe jemi të hapur për dialog. Negociatorët po punojnë pa u lodhur. Ne mund të pushojmë kur të fitojmë”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vendit të tij.

Ai tha se ”shpresonte se tre samite të planifikuara për këtë javë nga G7-a, NATO dhe BE do të çonin në mbështetje të mëtejshme” duke shtuar se ai pret ”sanksione të reja kundër Rusisë dhe ndihmë të re për Ukrainën”.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia pretendojnë suksese në fushën e betejës, gati një muaj pasi Moska pushtoi fqinjin e saj perëndimor, në një luftë që tashmë ka marrë mijëra jetë dhe ka shtyrë miliona të kërkojnë siguri diku tjetër.

Eunews.al




Comments are closed.