Zelensky: Kriminelët rusë të luftës do të përballen me drejtësinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se kriminelët e dyshuar të luftës në Ukrainë do të sillen para drejtësisë.
Ukraina po punon me Bashkimin Evropian dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të siguruar që krimet e luftës në Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës të hetoheshin tërësisht, theksoi presidenti ukrainas në një videomesazh.
“Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera. Do të vijë një kohë kur çdo rus do të mësojë të gjithë të vërtetën se cili prej tyre vrau bashkëqytetarët e tij”, shtoi Zelensky.
Ukraina pretendon se ka nxjerrë trupat e 410 civilëve nga qytetet periferike të Bucha dhe Irpin, jashtë kryeqytetit Kiev, pas tërheqjes së trupave ruse.
Ukraina, së bashku me shumë fuqi botërore, pretendojnë se ”ushtarët rusë kryen masakrën”. Moska thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet dhe i quajti imazhet “të rreme”.
Zelensky raportoi për udhëtimin e tij në Irpin dhe Bucha, duke thënë se ato “thjesht janë shkatërruar”.
Zelensky tha se kishte frikë se trupat ruse tani po përpiqeshin të “mbulonin gjurmët e krimeve të tyre”. Ai bëri thirrje për sanksione më të forta kundër Rusisë.