×
Tuesday, April 29, 2025

Zelensky: Do negociojmë me Rusinë në Bjellorusi

February 27, 2022


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensku thotë se takohen me rusët në Bjellorusi.

“Rezultati i një bisede me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren”, shkruan Zelensky.




Comments are closed.