×
E hënë, 30 Nëntor, 2020

Zelandë e Re. “Duel” zonjash për postin e kryeministrit

15 Korrik, 2020

Në Zelandën e Re opozita konservatore ka zgjedhur një grua për të sfiduar kryeministren laburiste, Jacinda Ardern, në kuadër të zgjedhjeve legjislative, të planifikuara për në muajin shtator.

Dje në mbrëmje, Partia Kombëtare zgjodhi Judith Collins, me pseudonimin “copëtuesja”, pasi kishte shkatërruar një rrjet të paligjshëm garash me makina kur kishte qenë ministre e Brendshme gjatë qeverisë të udhëhequr nga konservatori, John Key, si kandidaten e saj kryesore për këtë post.

“Shpresoj që Partia Kombëtare të mundë partinë në pushtet më 19 shtator”, tha Collins për mediet pas zgjedhjes së saj.

“Unë i dua punët që duken të vështira”, shtoi ajo një intervistë në radio duke marrë parasysh se Partia Laburiste udhëheq sondazhet me 50% të votuesve, ndërsa opozita konservatore është në kuotën 38%. 

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për