Zelanda e Re shpall fitoren ndaj COVID-19
April 27, 2020
Zelanda e Re nuk ka raste të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur sot kryeministrja Jacinda Ardern.
“Nuk ka transmetim të përhapur në komunitet në Zelandën e Re. Ne e kemi fituar betejën”, tha ajo.
Zelanda e Re do të lëvizë në paralajmërimin e nivelit tre, gjatë së cilës do të lehtësohen masat e izolimit të plotë të vendosura një muaj më parë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Gjithsej 19 persona kanë vdekur për shkak të virusit mes 1 469 personave të infektuar në Zelandën e Re.
Sipas mediave, Ardern është “optimiste” se vendi aktualisht ka “eliminuar COVID-19”.
“Eliminimi do të thotë se ne mund të arrijmë në zero, por mund të kemi përsëri numër të vogël të rasteve”, shtoi ajo.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments