Zbulohet data e shkarkimit të presidentit Ilir Meta në Parlament
May 26, 2021



Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.
Votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.
Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor./TCH
Eunews.al

