×
Friday, December 3, 2021

Zbërthehet Berisha: Bashën do ta arrestonin në SHBA!

November 19, 2021

Nga Librazhdi ku mbajti foltoren këtë të premte, Sali Berisha zbuloi detaje të reja nga marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën.

Ai u shpreh se Lulzim Basha do të arrestohej në SHBA nëse shkonte në njëtakim. Berisha tha se teksa amerikanët e prisnin Bashën në aeroport në SHBA, ai nuk u shkoi. Sipas Berishës, kjo ndodhi pasi po të shkelte në territorin amerikan, do të arrestohej për dosjen e lobimit rus.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

“Sot tha se do të shkojë në SHBA. Ti shkon aty jo me 1, por me 2 dosje po kaq të rënda, me dosjen ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, ua them unë. Tre vite më parë do të nisej në SHBA, por nuk shkoi, do arrestohej thanë. Dosja ‘Muzin’ është e nxehtë për peng Bashën. Edhe Tahiri shkoi me dosjen Habilaj por ja tek është nga gjykata në gjykatë“, deklaroi ish-kryeministri.Përmbajtja rifillon pas shpalljesMerrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj!

Nga ana tjetër, Berisha hapi nga iPad adresen e tij në Facebook LIVE për të pranishmit. Ai tha se e ka denoncuar Suel Çelën plot 26 herë me statuse. Sipas Berishës, ka qenë pikërisht Lulzim Basha që kërkonte të mos përmendej Çela i bandës së Elbasanit me emër.

“Më thotë mua se më ka ndihmuar Suel Çela. Zotëri hap tabulatet e bisedave telefonike që kemi bashkë. Ishe pikërisht ti që më thoje mos ia përmend emrin Suel Çelës në denoncime” – tha Sali Berisha në Librazhd.

Eunews.al

Comments are closed.