×
Friday, December 3, 2021

Zbardhet debati i fortë i Bashës me Palokën: Berisha po bën shantazh, fund i dhimbshëm për të

November 15, 2021

Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme është përfshirë nga debati mes anëtarëve dhe liderit demokrat. Lulzim Basha foli për shantazh nga Sali Berisha “që nëse nuk mblidhet Kuvendi do të dëmtojë PD-në në zgjedhje”. Nëse ndodh kjo gjë, kryedemokrati tha se ky “do të jetë fundi”.

Kryetari i PD-së tha se Suel Çela në Elbasan, ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Tom Doshi janë angazhuar në nismën e Sali Berishës. Pas akuzave të forta që kryedemokrati lëshoi kundër Sali Berishës ka ndërhyrë kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka duke i kërkuar që provat që ka t’i dërgojë në prokurori.

Debati brenda Kryesisë së PDPërmbajtja rifillon pas shpalljes

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka- Çoji ne prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD.

Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë  tij.

Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi.  Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

Eunews.al

Comments are closed.