×
Thursday, April 25, 2024

Zbardhet axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

August 30, 2021


Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në shkresën e siguruar nga “BalkanWeb”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon mbledhjen e Asamblesë, e cila do të mbahet më 2 shtator. Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës. Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

 NJOFTIMI PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË ASAMBLEJA KOMBËTARE

NJOFTIM Nr.1, datë, 30.08.2021 Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës. II.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA. III.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë. KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE Taulant Balla

Eunews.al



Comments are closed.