×
Wednesday, December 11, 2024

Zbardhen replikat në Kryesi/ Basha: Në PD ka vend për të gjithë. Kadilli: Ti duhet të ikësh

May 16, 2021


Zbulohen detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që është mbledhur rreth orës 17 të së dielës me dyer të mbyllura. I pari mësohet të ketë folur kryetari Lulzim Basha i cili ka thënë se në këtë parti ka vend për të gjithë, por theksoi se nuk mund të ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. 


Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë. 

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore”, – mësohet të ketë thënë tha kreu i selisë blu.

Basha tha se është shënjestra e një fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe, por tha se beson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo për një hajdut tjetër të madh.

“E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. 

Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër më të madh, apo një ortak me të zotë të bandave dhe mafias”, – ka thënë kryedemokrati në fjalën e tij.

Por më pas nuk kanë munguar edhe replikat me disa nga anëtarët. Kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha.

“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”, – mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës sipas asaj që shkruan gazeta Panorama. 

Eunews.al




Comments are closed.