×
Friday, December 3, 2021

Zaev: Europa ylli ynë polar

November 20, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev falënderoi presidentin polak, Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup, për mesazhet nxitëse për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE si dhe për ndihmën që Polonia po jep për sektorin maqedonas të shëndetësisë, përfshirë dhurimin e 200 070 dozave të vaksinës Pfizer.

”Evropa është ylli ynë polar, motivuese për zhvillimin tonë gjatë dekadave dhe shekujve dhe besojmë se BE-ja nuk do të lejojë që shpresa jonë të shuhet”, deklaroi Zaev në takimin me presidentin Duda.

”Në këtë kontekst, zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të vazhdojë me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut, sepse me këtë do të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv, veçanërisht për vendet si Maqedonia e Veriut të cilat i zbatojnë të gjitha reformat e nevojshme”, shtoi Zaev.

”Pas Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian është me rëndësi të veçantë me qëllimin për të siguruar entuziazëm të ri, mundësi të reja dhe zhvillim të ri ekonomik”, theksuan Zaev dhe Duda.

Comments are closed.