×
Sunday, September 26, 2021

Yuri Kim takim me Kadarenë: Identiteti europian i shqiptarëve, më i rëndësishëm se kurrë!

August 14, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa zbulon se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.

Eunews.al

Comments are closed.